18 Janar 2025

Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Prishtinë, 6 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Papa Françeskut, Francesko Kanalini, i cili shoqërohej nga delegati Apostolik i Vatikanit për Kosovën, Juliusz Janusz si dhe ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe përfaqësuesit e lartë të Vatikanit dhe fesë katolike kanë biseduar për raportet shumë të mira dhe përkrahjen tradicionale që Selia e Shenjtë ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Hoxhaj ka prezantuar progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe avancimin e agjendës integruese evropiane të Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet me Vatikanin, ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë mbështetjen që Selia e Shenjtë ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, në të gjitha etapat.
Hoxhaj theksoi se Ipeshkvia e Kosovës është partner i shtet-ndërtimit në promovimin e vlerave të Kosovës, krahas autoriteteve tjera fetare, si dhe luan rol të rëndësishëm në komunikim me botën.

“Ky sukses në mënyrë të vazhdueshëm i atribuohet Selisë së Shenjtë, që së fundi u
theksua nga kryeministri Thaçi gjatë ceremonisë së inaugurimit të Papa Françeskut në
Vatikan. Ky takim shërbeu për të shprehur përkushtimin e institucioneve dhe qytetarëve të
Republikës së Kosovës për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Selinë e Shenjtë,
duke shprehur bindjen se Vatikani do të ketë rol edhe më të fuqishëm në progresin e
Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, në të ardhmen”, tha Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës tha se hapi i njohjes formale nga ana e Vatikanit, do të ishte mirënjohje për vuajtjet dhe angazhimin e fuqishëm aktual të popullit të Kosovës për ndërtimin e një shteti demokratik, në përputhje të plotë me vlerat më të mira evropiane.

“Duke qenë se Selia e Shenjtë ka qenë dhe mbetet gjithmonë pranë popullit të Kosovës, shpreh bindjen time të thellë se Ati i Shenjtë, Papa Françesku do të hap zemrën e Tij për popullin e Republikës së Kosovës, njohjen e vlerave të shtetit të tyre, vlera këto të ngjizura me garanci kushtetuese dhe ligjore”, tha ministri Hoxhaj.

I dërguari special i Papa Françeskut, Francesko Kanalini, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Vatikanit për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve në Kosovë.

Delegacioni i lartë nga Vatikani, ka qëndruar në Kosovë në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar me rastin e 10 vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës dhe 1 mijë e 700 vjetorit të ediktit të Milanos.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë tre viteve të fundit ka intensifikuara kontaktet dhe takimet me përfaqësuesit më të lartë të Vatikanit. Gjatë kësaj periudhe, Hoxhaj ndër të tjera është takuar edhe me sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet në Selinë e Shenjtë, Dominique Mamberti, dhe shumë përfaqësues të tjerë të lartë të Vatikanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)