Hoxhaj kërkon nga ministri i jashtëm i Francës mbështetje për lirimin e Haradinajt
![Hoxhaj kërkon nga ministri i jashtëm i Francës mbështetje për lirimin e Haradinajt](http://ekonomia.info/repository/images/main/08_12_2016_3462695_Ministri_i_Jashtem_i_Kosoves_Enver_Hoxhaj.jpg)
Ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht.
Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme.\"
\"I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn ka thënë Hoxhaj.