15 Janar 2025

Hoxhaj kërkon nga Irlanda vazhdimin e përkrahjes për Kosovën

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës në Budapest, jo-rezident në Kosovë, Kevin Dowling.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen që shteti dhe qytetarët e Irlandës kanë dhënë për Kosovën.

Hoxhaj e ka informuar ambasadorin Dowling për progresin e vazhdueshëm në Republikën e Kosovës dhe hapat e fuqishëm në proceset integruese.

Në këtë kontekst, ministri i Jashtëm i Kosovës, shprehu bindjen që Irlanda do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave për kosovarët si dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ambasadori i Irlandës në Budapest, jo-rezident në Kosovë, Kevin Dowling, vlerësoi lart progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e fuqishme të shtetit të tij për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht për proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Përkrahja e Irlandës në procese integruese të Kosovës pritet të fuqizohet edhe më shumë, gjatë mandatit të kryesimit të BE-së nga ana e Irlandës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)