17 Janar 2025

Hoxhaj kërkon nga GIZ ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Prishtinë, 10 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar udhëheqësen e ekipit të Mbështetjes së Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë nga GIZ dhe përfaqësuesen e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Henriette Kotter.

Hoxhaj i ka falënderuar përfaqësueset e GIZ, duke kujtuar përkrahjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999, në sektorë të ndryshëm si, në arsim, ekonomi, shëndetësi dhe bujqësi.

Duke iu referuar bashkëpunimit me institucionet e linjës në fushat e lartpërmendura dhe përfitimit të gjithëmbarshëm nga përkrahja e GIZ, ministri Hoxhaj ka vlerësuar se Kosova mund të përfitojë nga projektet e GIZ edhe në avancimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe në proceset integruese.

“Republika e Kosovës ka nevojë për mbështetjen e mëtejme të GIZ, përmes projekteve konkrete për arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme të RKS-së dhe për rrugëtimin në procesin e integrimeve evropiane”, ka deklaruar ministri Hoxhaj përderisa ka shtuar se MPJ do të angazhohet që në koordinim me partnerët e saj të përfitojë nga ekspertiza që mund ta ndihmojnë zhvillimin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)