17 Janar 2025

Hoxhaj kërkon mbështetjen e Lituanisë dhe të Letonisë

Prishtinë, 4 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka pranuar telefonatë nga ministri i Punvëe të Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius.

Duke uruar Lituaninë për marrjen e kryesimit të presidencës së Bashkimit Evropian gjatë periudhës Korrik–Dhjetor 2013, Hoxhaj ka vlerësuar raportet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me Lituaninë.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka kërkuar që Lituania në këtë përiudhë të mbështes Republikën e Kosovës në agjenden e saj evropiane. Ministri Hoxhaj ka informuar ministrin Linkevicius për progresin në Kosovë, konsolidimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius ka shprehur mbështetjen e shtetit të tij për avancimin e agjendës euro-integruese të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij muaji, ministri i Jashtëm i Lituanisë, pritet të zhvillojë një vizitë në Republikën e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një telefonatë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Hoxhaj ka folur për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve duke shprehur vullnetin dhe interesimin e Qeverisë së Kosovës për shkëmbime edhe më të fuqishme në fusha të ndryshme të ekonomisë, të arsimit dhe të teknologjisë si dhe në sferën e kulturës.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka thënë se vendi i tij është një mbështetës i fuqishëm i Kosovës në agjendën evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)