18 Janar 2025

Hoxhaj kërkon intensifikimin e bashkëpunimit me Sllovakinë

Prishtinë, 23 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë, Henrik Markus.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe Markus kanë biseduar për bashkëpunimin reciprok dhe koordinimin në çështje të rëndësishme, përfshirë edhe agjendën gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Diskutimet u fokusuan edhe në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, zgjedhjet e 3 Nëntorit, negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë në fusha të interesit të përbashkët.

Ministri Hoxhaj e informoi Markus për progresin e Kosovës rreth njohjeve ndërkombëtare, si dhe avancimin e relacioneve me shtetet e BE-së që ende nuk e kanë marr vendimin për njohjen e Kosovës.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi domosdoshmërinë që ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë të ekzistojë një frymë më e afërt e bashkëpunimit reciprok si dy vende evropiane që ndajnë vlera të përbashkëta.

Ministri Hoxhaj ritheksoi nevojën e një vendimi afirmativ të Sllovakisë ndaj Kosovës dhe kërkoi që ekspertiza e Sllovakisë rreth procesit të integrimit euroatlantik të bartet edhe në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)