20 Janar 2025

Hoxhaj kërkon fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik me Letoninë

Prishtinë, 12 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Letonisë në Çeki, jorezident për Kosovën, Alberts Sarkanis, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale në MPJ.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Sarkanis për progresin që po arrihet në Kosovë si dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.
 
Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane, duke filluar nga nënshkrimi i shpejtë i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ambasadori Alberts Sarkanis vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e Letonisë në proceset integruese evropiane, si dhe angazhimin e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Sarkanis po ashtu vlerësuan lartë raporteve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Letonisë, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Në këtë kontekst, Hoxhaj veçoi rëndësinë e hapjes së mundësive të reja në bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë takimit, po ashtu është biseduar për mundësinë që Letonia ka siguruar për shkollimin në nivel Master për studentët e Kosovës, ku u bë e ditur se së shpejti do të konkretizohen procedurat të cilat do t’i mundësojnë studentëve të Kosovës të studiojnë në Riga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)