Hoxhaj ka paralajmëruar 5 njohje të reja
Prishtinë, 4 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se në javët e ardhshme Kosovës pritet ti vijnë edhe pesë njohje të reja.
Në një intervistë për Epokën e Re, Hoxhaj ka thënë se Kosova në arenën ndërkombëtare dhe në bashkëpunim rajonal do të përfaqësohet vetëm si Republikë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe se është e papranueshme heqja e emrit republikë, ashtu si pretendon Serbia.
Kosova në çdo paraqitje në arenën ndërkombëtare do të përfaqësohet me simbolet e saj shtetërore, me emrin republikë, ka thënë ai, për këtë të përditshme.
Sipas ministrit Hoxhaj në javët e muajt e ardhshëm Kosovën pritet ta njohin edhe pesë vende, ndërsa shton se institucionet e vendit kanë marrë mbështetje të fuqishme nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues që gjatë vitit 2012 do të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë.