18 Janar 2025

Hoxhaj: Italia partner evropian i Kosovës

Prishtinë, 8 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Ministri Hoxhaj i uroj ambasadorit Ferrarese mirëseardhje në misionin e ri, duke e njoftuar për progresin në Kosovë, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar si dhe për procesin e dialogut.
 
Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Italisë në proceset integruese evropiane, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme të Italisë, si një ndër partnerët kryesor evropian.

Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, Hoxhaj theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shkëmbimeve në të gjitha fushat me Italinë.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, vlerësoi lartë progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Italisë.
 
Ambasadori Ferrarese po ashtu theksoi gatishmërinë e Italisë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, duke shprehur edhe angazhimin e tij të fuqishëm në këtë drejtim, gjatë misionit në Kosovë.

Ferrarese veçoi angazhimin e tij për inkurajuar investimet italiane në Kosovë dhe anasjelltas, si dhe krijimit të mundësive të reja ndërmjet dy ekonomive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)