12 Mars 2025

Hoxhaj: Gjermania, partner strategjik i Kosovës

Prishtinë, 1 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin Blomeyer për proceset në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe avancimin e fuqishëm të agjendës euro-integruese të Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që Gjermania po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Blomeyer kanë biseduar edhe për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi rëndësinë që ka për Kosovën thellimi i raporteve me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)