17 Janar 2025

Hoxhaj: Gjermania, partner strategjik i Kosovës

Prishtinë, 3 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një drekë pune me Rainer Erdel, anëtar i Bundestagut të Gjermanisë nga radhet e Partisë Liberale gjermane, i shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar deputetin Erdel për mbështetjen e madhe që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat.

“Kosova është e përkushtuar që të forcojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, pasi që Gjermania dhe populli i saj në çdo kohë, në çdo rrethanë e kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha ministri Hoxhaj.

Ai ka theksuar veçanërisht përkrahjen që ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën Bundestagu i Gjermanisë dhe të gjitha fraksionet e tij, sidomos në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Serbisë dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Hoxhaj ka kërkuar vazhdimin e përkrahjës së Bundestagut gjerman në procesin e integrimeve euroatlantike dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, anëtari i Bundestagut të Gjermanisë, Rainer Erdel ka shprehur përkrahjen e mëtejshme të Bundestagut dhe institucioneve të tjera gjermane për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)