19 Janar 2025

Hoxhaj flet për aplikimin në tri organizata ndërkombëtare

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar aplikimin për anëtarësim në tri organizata të rëndësishme ndërkombëtare këtë vit. 


Në një intervistë për televizionin shqiptar “ABC News” në Tiranë, Hoxhaj ka thënë se janë bërë gati të gjitha studimet dhe janë përfunduar përgatitjet për aplikim gjatë këtij viti dhe anëtarësim në to, ku njëra është Këshilli i Evropës.

Duke folur për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, ministri Hoxhaj ka deklaruar se që pas mbledhjes së përbashkët të qeverive në janar, janë implementuar një sërë marrëveshjesh të arritura. Një nga to që prek politikën e jashtme, ka thënë Hoxhaj, është hapja e Konsullatës së përbashkët në Milano, që do të ndodh gjatë muajit prill.

“Mund të them se këto ditë kemi marrë edhe aprovimin nga pala italiane për hapjen e Konsullatës së përbashkët në Milano, dhe besoj që brenda ditëve të ardhshme do ta funksionalizojmë dhe t’u ofrojmë shërbime qytetarëve tanë”, ka thënë Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, paralajmërimet për hapjen e gjykatës speciale për dyshimet e Dick Martyt në Kosovë dhe krahasimet me Krimenë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)