Hoxhaj falënderon komisionarin Füle për përkrahjen e Kosovës
Prishtinë, 6 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, tefan Füle.
Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen që komisionari Füle dhe Komisioni Evropian po japin për Kosovën, me theks të posaçëm pas hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Hoxhaj ka folur për rëndësinë që ka për shtetin e Kosovës avancimi i gjithanshëm i proceseve integruese evropiane, të cilat, siç u shpreh ministri Hoxhaj, janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e Kosovës evropiane si dhe për reformimin e vendit.
Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, tefan Füle, ka vlerësuar progresin në Kosovë.
Füle po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Komisionit Evropian për Kosovën në proceset integruese evropiane.
Ministri Hoxhaj dhe komisionari Füle kanë biseduar edhe për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal dhe proceset konkrete që kanë ndikim në këtë drejtim në rajon.