Hoxhaj falënderon Emiratet Arabe për përkrahjen e Kosovës
Gjatë takimit me delegacionin e kryesuar nga Sheik Ahmed Bin Tahnoon Alnahayan, Ministri Hoxhaj, ka njoftuar përfaqësuesit nga Emirateve të Bashkuara Arabe, për progresin e vazhdueshëm që po ndodhë në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Hoxhaj ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për përkrahjen që i kanë ofruar Kosovës, duke filluar që nga njohja e shtetit tonë, vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, dhe ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.
Në anën tjetër, Sheik Ahmed Bin Tahnoon Alnahayan, kryesues i delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka shprehur vlerësimet e shtetit të tij për progresin që po ndodhë në Kosovë, duke ofruar përkrahjen e gjithanshme të Emirateve për shtetin e Kosovës.