19 Maj 2024

Hoxhaj emëron Skënder Durmishin në Ambasadën në Australi

Prishtinë, 25 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka emëruar Skënder Durmishin, të ngarkuar me punë për themelimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Australi.

Pas emërimit, Durmishi tashmë ka udhëtuar për në Australi, ku ka filluar punën lidhur me procesin e themelimit të Ambasadës së Kosovës në Kanberra.

Qeveria e Australisë para pak kohësh, ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kosovës për hapjen e Ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

Që nga ajo kohë MPJ e Kosovës, në koordinim me institucionet e tjera shtetëror që merren me politikën e jashtme, kanë ndërmarr të gjitha hapat për fillimin e proceduarve për hapjen e kësaj Ambasade në shtetin mik, Australi.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Kanberra, ka qenë temë e bisedës që Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Australisë, Bob Carr, në një takim të zhvilluar në Paris.

Në takim po ashtu është biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Australi është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)