16 Janar 2025

Hoxhaj e Minxhozi diskutojn projektet e përbashkëta Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 31 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, një ditë pas votimit në Kuvend të Fondit për Ballkanin Perëndimor dhe RYCO-së.

Hoxhaj është shprehur i kënaqur për votimin e djeshëm të Parlamentit të Kosovës, ku u miratua marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor, dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor, RYCO.

Nga ana e tij, Ambasadori Minxhozi ka falënderuar ministrin Hoxhaj për gjithë angazhimin për ratifikimin e këtyre dy marrëveshjeve, si dhe ka falënderuar deputetët dhe Qeverinë e Kosovës.

Meqë, selia e fondit dhe ajo e RYCO-së do të jenë të vendosura në Tiranë, Hoxhaj tha se pret koordinim dhe bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë, në funksion të shfrytëzimit të këtyre dy marrëveshjeve si një resurs nga i cili do të përfitojnë qytetarët, e veçmas të rinjtë e vendeve të përfshira.

Hoxhaj dhe Minxhozi kanë diskutuar edhe për një sërë projektesh të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë të cilat do të bëhen publike ditëve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)