Hoxhaj e Fule diskutojnë për sfidat e Kosovës
Prishtinë 9 shkurt - Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ish-komisionarin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule.
Ai ka shkruar në profilin e vet në Faceook se pati kënaqësinë ta takojë në Prishtinë mikun dhe ish-komisionarin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, tani në një funksion të ri, atë të përfaqësuesit të Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor.
Diskutuam për sfidat e Kosovës dhe BE-së në muajt e vitet që po vijnë, e veçmas rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët si një nga parakushtet drejt integrimit të Kosovës në familjen evropiane, ka shkruar Hoxhaj, duke shtuar se Çekia mbetet një mbështetëse e pa rezervë për këtë proces. E falënderova për rolin e tij vendimtar në hapjen dhe mbylljen e negociatave të Kosovës me BE-në për MSA-në, ka thënë Hoxhaj.