17 Janar 2025

Hoxhaj do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme

Prishtinë, 26 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të raportojë para anëtarëve të tjerë të Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me politikën e jashtme të Kosovës dhe angazhimet e ministrisë, të cilën e udhëheq.

Hoxhaj do t’i drejtohet komisionit pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Linas Linkevičius.

Hoxhaj është kritikuar për anashkalim të Kuvendit, si organi më i lartë legjislativ, përfaqësues dhe politik i vendit, pasi që ka pasur disa raste që nuk i është përgjigjur kërkesave të Komisionit parlamentar.

Ai është kritikuar edhe për mosdorëzimin e notave verbale, strategjinë e plotë për njohjet, raportin financiar për fushatën e lobimit jashtë dhe brenda vendit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)