19 Janar 2025

Hoxhaj: Do të hapen Konsullatat në Munih dhe Milano

Prishtinë, 5 janar - Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të ketë zgjerim të rrjetit diplomatik dhe konsullor.

“Ne do ta hapim Konsullatën në Munih të Gjermanisë dhe një në Milano të Italisë. Kështu ne do të ofrojmë shërbime konsullore në dy qendra shumë të mëdha, në të cilat deri më sot ka munguar ofrimi i shërbimeve konsullore. Po ashtu, këto dy qendra janë ndër më të zhvilluarat në Gjermani dhe në Itali. Konsullatat do të kenë një rol shumë të rëndësishëm edhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social “Facebook”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)