20 Janar 2025

Hoxhaj diskuton për agjendën evropiane të Kosovës dhe zgjedhjet

Prishtinë, 27 maj - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në kuadër të obligimeve të tij kushtetuese e ligjore dhe në vazhdën e konsultimeve e takimeve të rregullta me trupin diplomatik ka takuar në Prishtinë ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Austrisë dhe zv.ambasadorin e Gjermanisë.

Ministri Hoxhaj i ka njoftuar përfaqësuesit e këtyre shteteve për zhvillimet politike në vend, agjendën shtetërore të Kosovës dhe integrimet evropiane të Kosovës përkitazi me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Sa i përket zhvillimeve të brendshme, shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj ka përsëritur dedikimin dhe përkushtimin e Qeverisë që Kosova të organizojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike duke besuar në cilësinë e zgjedhjeve të 8 Qershorit.

“Takova përfaqësuesit e disa prej vendeve kryesore në Kosovë, të cilët i njoftova për zhvillimet politike në vend, nevojën që Kosova të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Shpreha zotimin e Qeverisë së Kosovës për të bërë gjithçka brenda kornizës kushtetuese e ligjore për organizimin e zgjedhjeve të një standardi evropian e demokratik. Po ashtu, diskutuam edhe për agjendën evropiane të Kosovës dhe ecurinë e zgjedhjeve të së dielës në Bashkimin Evropian”, ka thënë Hoxhaj, pas takimit.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, do të takohet nesër edhe më një delegacion zyrtar të Luksemburgut me në krye Dukën e Madh, i cili po ashtu takon Presidenten Jahjaga dhe viziton KFOR-in.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)