Hoxhaj: Dialogu politik nuk i ndalë njohjet
Prishtinë, 9 gusht - Shefi i Diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dialogu politikë me Serbinë nuk do të ketë ndikim në procesin e njohjeve për Republikën e Kosovës.
Ai për Epoka e Re ka deklaruar se diplomacia e Kosovës është duke funksionuar me një dinamikë normale dhe se procesi i njohjeve nuk do të ndalet.
Hoxhaj ka paralajmëruar se në ditët në vijim Kosova do të njihet edhe nga disa shtete të cilat janë në përfundim të përmbylljes së procedurave për njohje, por nuk i ka përmendur emrat e tyre. Kurse, sa iu përket kritikave të opozitës, Hoxhaj ka thënë se disa parti politike kanë mungesë të vizionit për funksionim të politikës së jashtme.