19 Maj 2024

Hoxhaj: Dialogu afron Kosovën me OKB-në

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), Enver Hoxhaj, ka thënë se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po e avancon pozicionin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Këtë proces, sipas tij, po e ndihmon edhe numri i njohjeve dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, shefi i diplomacisë së Kosovës ka bërë me dije se këta tre dimensione tregojnë se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i pandashëm.

“Këta tre dimensione tregojnë se anëtarësimi ynë në këtë organizatë është një proces i pakthyeshëm dhe i pashmangshëm. Por, se kur do të ndodhë është çështje të cilën ne do ta koordinojmë me partnerët tanë strategjikë.

Kështu që, do të bëjmë përpjekje maksimale që fillimisht të kemi rezultate konkrete në këta tre dimensione, mandej në një kohë të caktuar do të ndodhë edhe aplikimi për anëtarësim në OKB”, ka thënë Hoxhaj.


Ndonëse nuk ka përmendur emrat e organizatave që Kosova pretendon të anëtarësohet brenda këtij viti për shkak të konfidencialitetit, ai ka treguar se vetëm gjatë vitit të kaluar Kosova ka aplikuar për anëtarësim në 28 organizata rajonale.

Sipas tij, njëra prej prioriteteve të dorës së parë për këtë vit të diplomacisë së Kosovës është anëtarësimi i Kosovës në disa organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Ai ka bërë me dije se për këtë MPJ-ja ka një plan të punës dhe një grup punues të njerëzve të cilët në mënyrë intensive merren me çështje të anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)