Hoxhaj dhe Çitaku në Bruksel kërkuan udhërrëfyesin
Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovёs, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kanë vazhduar takimet nё Bruksel.
Fillimisht Ministri Hoxhaj dhe Minstrja Çitaku kanё zhvilluar njё takim me Zёvendёskancelarin dhe Ministrin e Punёve tё Jashtme tё Austrisё, Michael Spindelegger.
Nё kёtё takim ёshtё kёrkuar pёrkrahja e Austrisё pёr procesin e integrimeve evropiane tё Republikёs sё Kosovёs.
Me kёtё rast Ministri Hoxhaj ka thёnё se ёshtё e papranueshme qё edhe mё tutje kosovarёt tё jenё qytetarёt e vetёm të cilët nuk gёzojnё lёvizjen pa viza nё zonёn Shengen.
Sipas Hoxhajt dhe Çitakut, ёshtё koha e fundit qё Republika e Kosovёs tё marrë udhërrëfyesin, tё nёnshkruhen marrëdhёniet kontraktuale dhe tё fillojё studimi i fizibilitetit pёr marrëveshjen pёr Stabilizim Asociim me Bashkim Evropian.
Ata kanё pasur njё takim edhe me Ministrin e Punёve tё Jashtme tё Hungarisё, János Martonyi, nga i cili kanё kёrkuar mbёshtetjen e Hungarisё pёr ofrimin e pёrvojёs nё procesin e integrimeve evropiane.
Edhe nё takimin e punёs me Nickolay Mladenov, Ministёr i Punёve tё Jashtme i Bullgarisё, Ministri Hoxhaj dhe Minstrja Çitaku kanё informuar atё pёr reformat qё Republika e Kosovёs ka pёrmbushur, duke nënvizuar se Kosova ёshtё e gatshme pёr rrugёn e saj Evropiane.
Ata kanё pasur takim edhe me Ministrin pёr Çёshtje Evropiane tё Mbretёrisё sё Bashkuar, David Lidington.
Nё kёtё takim ata janё siguruar se Britania e Madhe do ta mbështesë Republikën e Kosovën në procesin e integrimeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Gjatё ditёs Ministri Hoxhaj dhe Minstrja Çitaku do tё zhvillojnё takime me shumicën e Ministrave tё Punёve tё Jashtme tё shteteve anёtare tё Bashkimit Evropian, nga tё cilёt do tё kёrkojnё mbёshtetjen e kёtyre shteteve pёr agjenden evropiane të Kosovёs.