02 Maj 2024

Hoxhaj dhe Çitaku do të zhvillojnë takime të shumta në Bruksel

Prishtinë, 26 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kanë udhëtuar në Bruksel, ku pritet të kenë takime të shumta me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së.

Ministri Hoxhaj dhe ministrja Çitaku po ashtu do të ketë takime me dhjetëra ministra të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në të gjitha këto takime ata do informojnë zyrtarët për reformat që ka bërë Republika e Kosovës në shtetndërtimin e brendshëm dhe të jashtëm si dhe në përmbushjen e standardeve të nevojshme për integrime evropiane.

Ministri Hoxhaj dhe Ministrja Çitaku do të kërkojnë mbështetjen e Brukselit për procesin e Integrimeve evropiane të Kosovës. Ata do të kërkojnë fillimin e procesit për të nënshkruar marrëdhëniet tregtare, në formë të marrëdhënieve kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Po ashtu do të kërkohet nga Brukseli që sa më parë të fillojë studimi i fizibilitetit për Republikën e Kosovës, si parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocimm, si korniza e vetme për integrimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjatë kësaj vizite Hoxhaj e Çitaku po ashtu do të kenë takime me përfaqësues të institucioneve evropiane, si dhe përfaqësues të jetës politike dhe publike në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)