17 Maj 2024

Hoxhaj: Del Ponte e ka keqpërdorë pozitën e saj

Prishtinë, 3 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka akuzuar sot ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, Carla del Ponte, për keqpërdorim të pozitës së saj.

 Në një intervistë ekskluzive për shërbimin qendror të Radios Evropa e Lirë, gjatë qëndrimit të tij në Pragë, zoti Hoxhaj tha: “Ne mendojmë se Carla del Ponte i ka keqpërdorë autoritetet e saj dhe kompetencat dhe qeveria jonë ka kërkuar hetim adekuat. Tashmë gjykata ka konfirmuar se kjo nuk ishte e domosdoshme\".

 \"Ne shpresojmë se do të kemi qartësi të plotë lidhur me këtë çështje, pasi ajo e kishte turpëruar dinjitetin e zotit Haradinaj, të shtatasve tanë dhe të Kosovës në tërësi”, tha Enver Hoxhaj.

 Javën e kaluar Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës e liroi Ramush Haradinajn, nga të gjitha akuzat për krime të luftës gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

 Rrjedhimisht, qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë kërkuar hetime lidhur me punën e del Pontes.

 Tash për tash nuk ka pasur komente nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës i  Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)