18 Janar 2025

Hoxhaj: Bashkëpunimi rajonal kyç për Ballkanin

Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Ministri Hoxhaj dhe ministri Davutoglu kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj ka vlerësuar se çështje kyçe për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal.

Lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Hoxhaj tha se kaptina e normalizimit të marrëdhënieve mund të shkruhet vetëm përmes implementimit të marrëveshjes.

Ministri Hoxhaj gjatë bisedës e ka njoftuar homologun turk edhe për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare, përmes njohjes universale të saj.

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutgolu, ka vlerësuar lartë progresin në Kosovë.
 
Davutoglu po ashtu i ka rikonfirmuar ministrit Hoxhaj mbështetjen e Turqisë për fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)