19 Janar 2025

Hoxhaj: Bashkëpunim i afërt me Zvicrën gjatë presidencës së OSBE-së

Prishtinë, 21 janar - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin Gerard Stoudmann, përfaqësues special i Konfederatës Zvicerane për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës zvicerane të OSBE-së.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Stoudmann për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai veçoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane, si dhe angazhimin e fuqishëm të diplomacisë kosovare për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, në kuadër të agjendës multilaterale.

Ministri Hoxhaj gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e gjithanshme të Zvicrës.

Ambasadori Gerard Stoudmann, përfaqësues special i Konfederatës Zvicerane për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës zvicerane të OSBE-së, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e shtetit zviceran për avancimin e mëtutjeshëm të reformave si dhe për agjendën multilaterale të Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Stoudmann biseduan edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve gjatë presidencës zvicerane të OSBE-së, në fokus të së cilës do të jetë avancimi i bashkëpunimit rajonal.

Hoxhaj dhe Stoudmann po ashtu vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar vullnetin për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)