Hoxhaj: Barrikada mbi Ibër do të largohet para 3 nëntorit
Prishtinë, 12 korrik - Barrikada në urën mbi lumin Ibër do të largohet para 3 nëntorit. Kështu u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për emisionin Jeta në Kosovë.
Sipas tij marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë do të implementohet shumë shpejt.