Hoxha, Tahiri, Murati e Shala raportojnë para komisioneve parlamentare
Prishtinë, 26 tetor - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Ministrja për Dialog. Edita Tahiri, Ministri i Diasporës, Valon Murati si dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala do të raportojnë sot para komisioneve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha do të do të raportojë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Legjislacion të adresuara gjatë vitit 2015.
Gjithashtu Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe Ministrja për Dialog. znj. Edita Tahiri do të raportojnë para Komisionit për Punë të Jashtme në mbledhje të veçanta.
Ndërkaq Ministri i Kulturës, Kujtim Shala raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen në infrastrukturën sportive dhe trashëgiminë kulturore.