Hoxha: Marrëdhëniet me Austrinë duhet të rifuqizohen
Prishtinë, 19 tetor - Marrëdhëniet tona me Austrinë duhet të ri-fuqizohen në përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe me protokollet shtesë të këtyre konventave, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka takuar ambasadorin austriak në Republikën e Kosovës, Gernot Pfandler dhe me këtë rast e njohu me prioritetet e ministrisë.
Marrëdhëniet tona me Austrinë duhet të ri-fuqizohen në përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe me protokollet shtesë të këtyre konventave, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Ambasadori Pfandler përgëzoi ministren Hoxha në përkushtimin e saj për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe theksoi se ka mundësi të mira për thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përkrahje në forcimin e shtetit ligjor dhe procesin euro-integrues të Kosovës.