Hoxha: Dialogu me Serbinë po jep rezultate konkrete
Prishtinë, 17 qershor - Shkuarja e ambasadorit të Kosovës në Beograd Lulzim Pecit është vlerësuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj. Sipas Hoxhaj, kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për diplomacinë e Kosovës, por edhe për rajonin.
Kjo flet që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ka dhënë rezultate konkrete dhe është dëshmia më e mirë se Serbia e pranon realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.
Hoxhja thekson se Serbia e pranon ekzistencën e Kosovës si shtet dhe kjo është mënyra se si ky mision diplomatik i Kosovës në Beograd kuptohet jo vetëm në Prishtinë, por edhe nga kryeqytetet e tjera evropiane.
Ambasadori ynë atje do të jetë një përfaqësues legjitim i shtetit të Kosovës dhe do ti përfaqësojë interesat e shtetit të Kosovës. Po ashtu, kjo do të jetë një adresë e komunikimit zyrtar për çdo kënd në Beograd sa i përket komunikimit me Republikën e Kosovës, shkruan Hoxhaj.