Hoti: Veseli, kandidat i papranueshëm
Prishtinë, 3 gusht - Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka thënë se koalicioni do të sillet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre si shumicë.
Ai është shprehur se për koalicionin është i papranueshëm kandidati Kadri Veseli, i cili është përfolur deri tash.
"Veseli është person i padenjë për të udhëhequr Kuvendin", ka thënë Hoti, duke shtuar se janë të hapur për kandidatura të tjera.