01 Janar 2025

Hoti: Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm

Prishtinë, 4 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dënon dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik.

Kryeministri Hoti,  i fton qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë  mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Por, thekson se integritetit fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.

Kryeministri Hoti,  kërkon nga Prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë  rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)