15 Janar 2025

Hoti: Programi ynë kontratë me qytetarët, të tjerët nuk kanë program

Prishtinë, 31 mj - Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me shoqërinë civile të organizuar nga Lëvizja Fol, ka thënë të mërkurën se programi qeverisës i koalicionit të fitores do të jetë kontratë me qytetarët, ndërsa për oponentët politikë ka thënë se nuk posedojnë program.

“Kemi program të jashtëzakonshëm, është një program i pakonkurrencë, në fakt nga koalicionet tjera as nuk po dëgjoj që kanë ndonjë program të shkruar dhe të prezantuar qartë. Kemi punuar bashkë me të gjithë partnerët tanë të koalicionit për të kompozuar programin qeverisës që ne e cilësojmë kontratë me qytetarë për t’u shërbyer atyre në 4 vitet e ardhshme. LDK ka themeluar koalicionin më të natyrshëm të mundshëm nga spektri i politikanëve të Kosovës. Njerëz të zgjedhur, ekspertë të fushave të ndryshme me duar të pastra secili prej tyre”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se: “Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës për njerëzit që na janë bashkuar, njerëz shumë të njohur të shquar të fushës së tyre edhe nga mediat edhe nga shoqëria civile edhe nga bota akademike, dhe sot ne kemi një listë prej 110 vetëve që unë besoj fuqishëm se ajo listë do ta marrë besimin e qytetarëve”.

Hoti ka thënë se shtylla kryesore e këtij programi është zhvillimi ekonomik për të cilin ne jemi njerëz të provuar. “Ne për dy vite e gjysmë kemi ndryshuar gjendjen rrënjësisht sa i përket zhvillimit ekonomik, kemi prodhuar rritje ekonomike tri herë më të lartë sesa e kemi gjetur. Sot buxheti i shtetit është tri herë më i madh sesa unë e kam gjetur në vitin 2014. Kemi përmirësuar kushtet e të bërit biznes krahasuar me vitin 2014. Sot rangohemi jashtëzakonisht mirë sa i përket këtyre kritereve ndërkombëtare”.

Hoti ka thënë se gjatë mandatit të tij, ka maksimizuar transparencën e shpenzimeve publike duke zbatuar prokurimin elektronik dhe duke qenë pakompromis në prezantimin dhe transparencën e të gjitha të hyrave, shpenzimeve qendrore dhe lokale.

“Ashtu siç kemi bërë edhe në këto dy vite e gjysmë ne do ta orientojmë zhvillimin ekonomik nga sektori privat, vetëm në këto dy vite ne kemi hapur dhjetëra mijëra vende të punës. Kemi bërë reforma të mëdha në mbledhjen e TVSH brenda vendit duke bashkuar ATK-në dhe Doganën. Ne kemi gati edhe pakon e dytë fiskale siç po e quajmë.

Prodhuesit vendorë do i bëjmë konkurrentë me prodhuesit në regjion dhe më gjerë”, ka thënë kandidati i koalicionit të djathtë për kryeministër.

Ai e ka fajësuar ish-partnerin e koalicionit për shkak të pengesave që ka bërë për vazhdimin e reformës fiskale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)