Hoti: LDK është parti e djathtë
Prishtinë, 21 dhjetor - Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka demantuar raportin e institutit D4D, që siç kanë thënë këta të fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e pa definuar.
Hoti në Facebook ka shkruar se, Instituti D4D dje nxori një raport ku LDK qenka e padefinuar, sikurse edhe plot parti tjera, me përjashtim te VV që është e majte padiskutim.
“Ju përkujtoj atyre se LDK është anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP) që është grupimi më i madh politik në Evropë, me orientim te djathte.
Para se LDK të pranohet anëtare, një grup prej 12 zyrtaresh te EPP e analizuan ne detale ne Prishtine organizimin e LDK-se, statutin, programin politik, funksionimin e saj praktik, vendimarrjen, demokracine e brendhshme te partise etj.
Dhe konstatuan unanimisht qe LDK eshte parti e djathte, qe perkrah vlerat konzervative, ka filozofine dhe besimin, perkrah politikat e tregut te hapur dhe konkurences se lire etj.
Mendoj se D4D është dashur të konsideroi këto fakte para se te nxjerr konkludimet”, ka shkruar Hoti.