15 Janar 2025

Hoti: Koalicioni LAA është unik dhe i paluhatshëm

Prishtinë, 9 gusht - Kandidati për kryeministër nga koalicion LAA (LDK-AKR- Alternativa), Avdullah Hoti ka hedhur poshtë mundësitë e “plasaritjes” së koalicionit parazgjedhor LAA.

Ai për 21, ka thënë se ky koalicion është unik, ndërsa deklarata e dhëna nëpër media se AKR dhe Alternativa do të ndahen, sipas tij, janë të pavërteta.  

“Koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën është i paluhatshëm. Lajmet e dhëna nëpër portale janë te pavërteta. Kjo është përpjekje e ulet e PDK-së me satelitet e saj për të larguar vëmendjen nga bllokada që PDK-ja po i bënë krijimit të institucioneve të vendit. Ftoj mediet të mos bien ne grackën e dezinformatave të tilla”, shkruan Hoti.

Pas Hotit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i përfaqësuesit të AKR-së, Korab Sejdiu. Sipas tij, raportimet se Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa, i kanë dhënë fund bashkëpunimit parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë ka thënë ai.

Në një prononcim të tij, Sejdiu tha se i demanton të gjitha këto raportime pasi sipas tij, bashkëpunimin e LAA-së e dëshmon më së miri qëndrimi me ide të përbashkëta i këtyre subjekteve, në takimin e sotëm konsultativ, kryesuar nga Adem Mikullovci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)