16 Janar 2025

Hoti kërkon përkrahje për integrimin e Kosovës në BE

Bruksel, 4 qershor - Në ditën e dytë të takimit të Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane (EPP), që po mbahet në Bruksel, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi mbështetjen e EPP-së për LDK-në, si anëtare e familjes së EPP-së, në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme në Kosovë, të parar pas mbarimit të mbikëqyrjes së pavarësisë dhe si të tilla janë shumë të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Hoti theksoi se reformat e ndërmarra deri më tani nga Kryetari Mustafa e kanë përafruar LDK-në me parimet fundamentale të EPP-së.

Ndryshimi i statutit të LDK-së në konventën e fundit të partisë në vitin 2012 ka siguruar se LDK është një parti demokratike që përfill me përpikëri rregullat e funksionimit të një partie të qendrës së djathtë.

Po ashtu, programi i partisë adreson problemet kryesore që ka Kosova, duke përdorur parimet e siç është konkurrenca dhe ekonomia sociale e tregut.

Kjo qasje mundëson zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës për të absorbuar numrin e madh të të papunëve si dhe siguron se të gjithë përfitojnë nga kjo rritje ekonomike.

Duke përkrahur LDK-në, si parti që promovon dialogun për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin ekonomik për të ulur numrin e madh të të papunëve, të cilët u drejtohen vendeve të BE-së, Hoti theksoi se EPP-ja përkrah integrimin më të shpejtë të Kosovës në BE.

Kjo qasje e LDK-së për zgjidhjen e problemeve në Kosovë është në frymën që kjo parti ka promovuar që nga themelimi i saj dhe që po promovohet më tutje nën lidershipin e Kryetarit Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)