Hoti dhe Vuçiq takohen sot virtualisht
Prishtinë, 10 korrik - Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në një samit virtual, të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kosova përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Në takim pritet të marrë pjesë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Hoti dhe Vuçiq do të takohen pastaj në Bruksel, më 12 korrik, për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ka qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.