21 Prill 2025

Horizont i ri në marrëdhëniet Kosovë- Emiratet e Bashkuara Arabe

Prishtinë, 3 shkurt - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, priti sot në takim njoftues znj. Nabila Alshamsi, Ambasadore jo-rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, të cilën e falënderoi për ndihmën e deritanishme të EBA-ve. 

Po ashtu, ministrja Haradinaj-Stublla tha se në këtë takim ka  shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për të shfrytëzuar momentumin e ri për të kapitalizuar potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. 

“Përshëndeta arritjen e Abraham Accords nga EBA dhe Izraeli, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe theksova rëndësinë e impetusit të përbashkët të vendeve tona për zgjerimin e diametrit të paqes dhe sigurisë në Ballkan e në Lindjen e Mesme”, u shpreh ajo dhe shtoi se “përmes angazhimit të përbashkët të Kosovës dhe EBA-ve  me partnerin tonë të përbashkët SHBA-të, vendet tona do të vazhdojnë të jenë garanci për qëndrueshmërinë e sigurisë e paqes në të dy rajonet”. 

Shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova është mirënjohëse për rolin kryesor që SHBA-të kanë pasur në arritjen e Marrëveshjeve të Abrahamit, e po ashtu, edhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit. 

“Shpreha gjithashtu përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve të reja nga EBA në Kosovë përmes zotimit të marrë për organizimin e Forumeve Ekonomike”, u shprehu ajo.

 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)