Holanda përkrahë Kosovën drejt integrimit Europian
Prishtinë, 5 tetor - Ministrja Çitaku priti në një takim Ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch më të cilin diskutuan agjendën Europiane dhe procesin nëpër të cilat po kalon Kosova.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Holandës si dhe rreth punës që është duke e bërë Kosova në integrimin sa më të shpejt në Bashkimin Evropian.
Ministrja Çitaku njoftoi ambasadorin Bosch për ri-integrimin e personave të riatdhesuar si një ndër kriteret kyçe për tu përmbushur në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e liberalizimit të vizave.
Ministrja gjithashtu, konfirmoi përkushtimin e sajë dhe të institucioneve të Kosovës për marrjen e të gjitha hapave të nevojshëm që kërkohen nga Bashkimi Evropian për plotësimin e të gjitha kritereve.
Me këtë rast Ministrja falënderoj Ambasadorin Bosch dhe Qeverinë Holandeze për mbështetjen dhënë Kosovës në këtë fazë.
Nga ana e tij, Ambasadori Bosch konfirmoi mbështetjen e Holandës për Kosovën rreth procesit të Integrimit Europian, si dhe plotësimit të të gjitha standardeve të nevojshme për një jetë sa më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës.