Holanda përkrah Kosovën në procesin e integrimit evropian
Prishtinë, 8 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij, ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Robert Bosch. Ambasadori Bosch shprehu kënaqësinë për rikonfirmimin e Rexhepi si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.
Ndërsa Ambasadori Bosch shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Holandës në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave.