Holanda mbështet integrimin e Kosovës në BE
Prishtinë, 14 tetor - Ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Eduard
Bosch ia dorëzoi letrat kredenciale Ushtruesi i Detyrës së Presidentit
të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi që zhvilluan.
Krasniqi tha se synim i përhershëm i popullit dhe institucioneve të
Kosovës është integrimi euroatlantik, synim drejt të cilit shteti i
Kosovës punon në vazhdimësi dhe pret që të ndodhë sa më shpejt.
Krasniqi e falënderoi shtetin e Holandës për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po vazhdon ti japë Republikës së Kosovës.
Ambasadori Bosch tha se shteti i tij mbështet integrimin sa më të
shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike. Ai theksoi interesin
për vazhdimin e bashkëpunimit shumë të mirë që kanë Kosova dhe Holanda.