Holanda ka dhënë shumë përkrahje dhe po vazhdon të jap për Kosovën
Prishtinë, 3 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Holandës në Kosovë, Robert Bosch.
Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Bosch për kontributin e tij personal dhënë për Kosovën gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen e madhe që Holanda ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Robert Bosch e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtejshme për Kosovën.