Hodžić ia dorëzoi detyrën Ministres Emilija Redžepi
Prishtinë, 4 shkurt - Ministrja në largim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić ia dorëzoi detyrën Ministres së sapoemëruar të Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi.
Me këtë rast, është bërë dorëzim pranimi i plotë i administratës së kësaj Ministrie.
Ministrja Hodić ka uruar ministren e sapoemëruar Redžepi për zgjedhjen e saj dhe i uroi fat dhe sukses.
Në të njëjtën kohë, Ministrja në largim Hodžić falënderoi stafin e MAPL-së për bashkëpunimin e mirë dhe prezantoi ministren e sapoemëruar për aktivitetet e Ministrisë, të cilat janë në proces, si dhe planet e parashikuara për periudhën e ardhshme.