18 Janar 2025

Hivzi Muharremi, kandidat i VV për Kryetar të Pejës

Prishtinë, 4 shtator - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë mbajti konferencë për media duke publikuar kështu rezultatin e zgjedhjeve të brendshme që janë mbajtur në këtë qendër.

Lëvizja Vetëvendosje! javë më parë hapi procesin për zgjedhjet e brendshme për kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës. Ky proces zgjedhor është zhvilluar në përputhshmëri të plotë me statutin dhe rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje!.

“Nga procesi i numërimit të votave, rezulton se 97% e anëtarëve të 34 pikave të Vetëvendosje!-s në Pejë kanë votuar për kandidatin, Prof. Dr. Hivzi Muharremi”, tha përfaqësuesja e Komisionit Zgjedhor ad hoc të Qendrës, Shkëndije Haliti.
 
Dr. Hivzi Muharremi para të pranishmëve tha se angazhimi i tij do të jetë i përqendruar në zbatimin konkret të parimeve dhe synimeve që burojnë nga programi politik dhe Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosje!-s.

“Po ashtu Alternativa jonë lokale do të mbështetet fuqishëm në zbatimin e tri shtyllave kryesore që përshkruhen në Alternativën qeverisëse të Lëvizjes siç janë: shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social.\"

\"Nisur nga ky parim pushteti lokal do të jetë shumë i fuqishëm, shumë më efikas e më i afërt, gjithsesi në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarit, se sa gjer më tani, ku transparenca përherë ka munguar. Pra, pushteti lokal do të decentralizohet në linja administrative dhe socio-ekonomike. E drejta dhe ligji për secilin do të artikulohet njëjtë e pa dallim”, theksoi Muharremi.

Ai ndër të tjera tha se përmes planit zhvillimor, Vetëvendosje! do të sigurojë kushte për zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, e sidomos në fushën e turizmit, bujqësisë, pa lënë aspak mënjanë arsimin dhe kulturën.

“Toka e begatë dhe shumë e punueshme, me kanale të bollshme të ujitjes, me fuqi punëtore të re do të jetë një shtylla tjetër strategjike krahas turizmit, e cila siguron punësim dhe prodhim. Zhvillimi rural, ai i pylltarisë, pemëtarisë, vreshtarisë, blegëtarisë do të jenë mbështetëse kryesore të bujqësisë”, tha Muharremi.

Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Vetëvendosje!-s Albin Kurti tha se përmes zgjedhjeve të brendshme kemi dëshmuar se jemi subjekti më politik, më i organizuar, më transparent, si dhe më demokratik në Kosovë dhe më gjerë.

Duke folur për kandidatin, Kurti tha se profesor dr. Hivzi Muharremi që nga viti 1973 merret me kritikë figurative ku ka botuar mbi 500 vështrime, kritika, ese dhe parathënie të katalogjeve për ekspozita personale dhe kolektive, si të krijuesve vendorë po ashtu edhe atyre të huaj.

“Që nga viti 1986, prof. Hivzi Muharremi ka qenë laureat i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve, duke filluar nga artet pamore e deri në ato për kontribut të pakursyer në zhvillimin dhe afirmimin e arteve në përgjithësi”, tha Kurti përderisa fliste për biografinë e bujshme të z. Muharremi, sidomos në sferën e arsimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)