Historia e lirisë së Kosovës është e pandashme nga emri i SHBA-ve
Prishtinë, 11 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Kongresmenin Dana Rohrabacher, me të cilin besoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për mënyrat e kapërcimit të sfidave me të cilat po përballen Kosova dhe qytetarët e saj.
Kryetari Veseli e falenderoi Kongresmenin Rohrabacher për ndihmën e pakursyer që Kongresi Amerikan dhe Qeveria Amerikane kanë dhënë e po japin për Kosovën, ndërsa vlerësoi se historia e lirisë së Kosovës është e pandashme nga emri i SHBA-ve.
Kreu i Kuvendit e njoftoi kongresmenin amerikan me proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe punën e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e detyrave që dalin para tyre në këtë procese, me theks të vecantë, në rrugëtimin për t\'u bërë pjesë e strukturave euro-atlantike.
Veseli e vlerësoi të paharrueshëm fjalimin mbështetës të z. Rohrabacher mbajtur në Kongresin Amerikan, gjatë luftës në Kosovë, ku ai krahasonte Luftën çlirimtare të popullit të Kosovës me Revolucionin e madh amerikan të shekullit XVIII, nga i cili dolën Shtetet e Bashkuara të Amerikës - modeli universal i lirisë dhe demokracisë.