Hiqet nga rendi i ditës propozimi për privatizimin e PTK-së
Prishtinë, 30 shtator - Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës propozim vendimi i Qeverisë së Kosovës, për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, (PTK).
Mësohet se LDK-ja është kundër kësaj strategjie dhe kërkon ndryshimin saj komplet.
Kërkesa e LDK-së për heqjen e kësaj strategjie nga rendi i ditës në Kuvendin e Kosovës, vjen pasi marrëdhëniet në mes koalicionit PDK dhe LDK, janë keqësuar.