Hillari Klinton i shkruan ministrit Hyseni
Prishtinë , 29 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka marrë një letër nga sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. Në letër, midis tjerash thuhet: Ishte kënaqësi tju takoja gjatë Lutjeve të Mëngjesit dhe vizitës suaj në Uashington.
Pata kënaqësinë të diskutoja me ju rreth interesave tona të përbashkëta dhe mirëprita rastin për të dëgjuar pikëpamjet tuaja rreth çështjeve me të cilat ballafaqohen Kosova dhe SHBA-të.
Më tej, në letrën e sekretares amerikane të shtetit rikonfirmohet mbështetja dhe përkrahja e mëtejme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën. Pres të punojmë së bashku për të çuar më tej objektivin tonë të përbashkët të integrimit të plotë të Kosovës në komunitetin euro- atlantik dhe për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona, thuhet po ashtu në letrën e sekretares së shtetit, Klinton.