Hill shprehë mbështetje për zhvillimet në Kosovë
Prishtinë, 30 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ambasadorin amerikan, Christopher Hill, me të cilin ka zhvilluar një bashkëbisedim miqësorë për progresin e Kosovës dhe vizionin e saj për të qenë pjesë e integrimeve veriatlantike.
Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar rolin e madh, që ambasadori amerikan Christopher Hill luajti në prag, dhe gjatë luftës në Kosovë, për ndërkombëtarizimin e luftës dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Kryeministri ka shpreh falënderimin ndaj ambasadorit Hill edhe për kontributin e tij për paqen ne rajon, si dhe për mbështetjen qe po vazhdon ti jap Kosovës.
Populli i Kosovës ndihet krenar për miqtë që i kishte në situata të vështira, dhe të njëjtit i ka vlerësuar dhe do ti vlerësoj në vazhdimësi. Për këtë angazhim, mirënjohja e Kosovës për të gjithë miqtë e saj do të jetë e përhershme, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Ambasadori Hill ka shprehur mbështetjen për zhvillimet në Kosovë dhe progresin e shënuar në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të zhvilluar për qytetarët e vet.
Ambasadori Hill e falënderoj kryeministrin për mikpritjen e ngrohtë, si dhe e uroj për arritjet e Kosovës.
Ai ka përgëzuar kryeministrin Hashim Thaçi për arritjet në angazhimet e tij ne krijimin e klimës së mire politike ne vend dhe për bashkëpunimin me partitë opozitare.