Hidhen poshtë ankesat e deputetëve për vjedhje votash
Prishtinë, 21 qershor - Rreth 300 ankesa janë dërguar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që nga mbajtja e zgjedhjeve të 8 qershorit. Nga këto ankesa, shumica prej tyre janë të kandidatëve për deputetë, të cilët pretendojnë se gjatë numërimit, u janë vjedhur votat.
Por, këto ankesa të kandidatëve për deputetë janë bërë kot, ngase paneli i PZAP-së, pas shqyrtimit të tyre, i ka shpallur si të palejuara
Kryesuesi i PZAP-së, Shukri Sylejmani, ka thënë se paneli nuk mund të bazohet në rezultatet preliminare, pa u shpallur ato përfundimtare të votave për deputetë.
Sylejmani thotë se deputetët duhet ta presin rezultatin përfundimtar për të bërë ankesa.